Gjashtë emigrantë humbën jetën në një aksident tragjik në Greqi. Ngjarja ndodhi në Aleksandropolis. Brenda makinës ishin 10 emigrantë.
Policia i bëri shenjë që të ndalonte shoferit, por drejtuesi shkeli gazin. Gjatë ndjekjes për të shpëtuar kaloi në korsinë e kundërt, por aty u përplas kokë më kokë me një tjetër makinë.
Nga aksidenti katër persona vdiqën në vend dhe dy në spital. Bilanci mund të përkeqësohet për shkak se disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.