Policia e Kukësit ka arrestuar një 35-vjeçar me inicialet H. R në pikën kufitare të Morinës pasi tentoi të kalonte kufirin me një makinë të tipit “Benz” në të cilin kishte fshehur lëndë narkotike.
Policia pas kontrolleve në makinë kanë sekuestruar 52 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 7 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis si dhe makinën që drejtonte 35-vjeçari.
35-vjeçari u arrestua për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Kukësit për veprime të mëtejshme.