Gjykata Themelore në Pejë ka pranuar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” ndaj të pandehurit Urim Hysëni, i cili gjatë ditës së djeshme vrau nënën e tij. Ngjarja ndodhi menjëherë pasi i riu ishte kthyer nga Gjermania, një krim që tronditi mbarë opinionin public.
Përmes një njoftimi, Gjykata ka lajmëruar se masa e sigurisë është për një afat 30 ditor, dhe se kërkesa e Prokurorisë u pranua pasi u vlerësua se ishte e bazuar, duke pasur parasysh se i pandehuri është duke u hetuar për vepër të rëndë penale, për të cilën Kodi Penal ka parashikuar dënim me jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
“Rast i ndjeshëm”, prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Pejë
“Duke pasë parasysh se i pandehuri është duke u hetuar për vepër të rëndë penale për të cilën Kodi Penal ka paraparë dënim me burgim jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dhe se i pandehuri posedon leje qëndrimi jashtë shtetit, rrethana këto të cilat gjykata ka vlerësuar se tregojnë rrezikun e lartë se me gjetjen e të njëjtit në liri apo nën çfarëdo mase tjetër alternative, do të arratiset apo në çfarëdo mënyre do t’i shmanget organeve të ndjekjes dhe në këtë mënyrë do të pamundësojë apo vështirësojë në masë të madhe zhvillimin e hetimeve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Pejë, avokati: Ka nevojë urgjente për psikiatër