Kryetari i vulës së PD-së, Enkelejd Alibeaj gjatë një takimi të zhvilluar me demokratët ku i pranishëm ishte edhe kandidati i partisë për Tiranën, Roland Bejko nuk ka harruar të komentojë edhe çeljen e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Nisje e fushatës e cila u zhvillua në stadiumin stadiumin Air Albania.
Gjatë fjalës së tij Alibeaj u shpreh se hapja e fushatës në Air Albania u kushtoi 200 mijë euro ku nuk nguroi të ngrinte pyetjen se ku janë marrë paratë.
“200 mijë euro dje vetëm për një event. Pyetja është e thjeshtë, ku i gjejnë këto paratë. Ku i gjejnë paratë, fare e thjeshtë. O partë që kanë vjedhur dje, o paratë që iu jep Rama sot. S’ka mënyrë të tretë. Prandaj them se janë bashkë, për dy arsye, kanë kusure ata të djeshmit, kanë kusure ata të sotshmit. Duan të mbrojnë veten nga drejtësia dhe perëndimi. Për këtë arsye janë duke bashkuar forcat. 200 mijë euro për të bërë atë event. Në fund ikën të gjithë, normal ashtu përfundon kur i blen,” tha Alibeaj.