Ish-kryeminsitri, Sali Berisha për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me deklaratat e një ditë më parë të kryeministrit, Edi Rama gjatë një takimi në Kavajë.
Rama u shpreh se Luzi e di drejtimin, ecën vetëm përpara, ju mbetët duke shkuar mbrapa. Luzi është vetëm avanti. Ju… Ç’e keni këtë zakon që doni mbrapsht gjithmonë, se nuk e kuptoj?
Në reagimin e tij Berisha shkruan se ky është një fjalor banal “vetëm për të mbuluar vjedhjet”.
“Banalitet dhe fjalor alla alabak vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta. Kësaj i thonë fushatë?! Dëgjojeni sipas dëshirës!”, shkruan Berisha.