28-vjeçarja e cila u mbajt peng për 1 javë nga partneri i saj, 31-vjeçari Gleard Gusholli është dërguar në spital nga motra e Gushollit, e cila është marrë në pyetje nga policia dhe i ka dërguar në banesë ku vajza është mbajtur dhe dhunuar për ditë me radhë, raportojnë mediat.
Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti edhe një këmbë karrige, me të cilën dyshohet se ka dhunuar barbarisht vajzën 31-vjeçari.
Mësohet se njëri prej djemve që ka ndihmuar Gushollin të largohet e të fshihet ka qenë kunati i tij, burri i motrës.
Për disa orë me radhë policia e ka kërkuar dhe është lokalizuar diku pranë Zogut të Zi.
Gjithashtu janë arrestuar 4 shtetas të tjerë Besmir Nurçellari e Arjan Sheta, Erlind dhe Bledi Kateshi që nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.
U dhuna për një javë nga partneri, 28-vjeçarja do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale