I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është shprehur se disa zhvilime në Veri të Kosovës janë shqetësuese.
Përmes një postimi në Facebook, Lajçak ka thënë se BE-ja pret nga Kosova dhe Serbia që të fokusohen në normalizim të marrëdhënieve.
”Kjo javë në Bruksel ishte relativisht e qetë për mua, gjë që më dha mundësinë të punoj në dokumente të rëndësishme për zbatimin e marrëveshjeve të Dialogut dhe të thellohem më thellë në zhvillimet dhe gjendjet aktuale në rajon. Fatkeqësisht, disa nga këto zhvillime janë shqetësuese dhe presim që palët të jenë plotësisht të fokusuara në normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak.
Në lidhje me këtë, Lajçak ka treguar për takimet e tij dhe një sërë bisedash të cilat i kishte për të informuar faktorë ndërkombëtarë për dialogun Kosovë-Serbi.
”U takova gjithashtu me deputetin e Parlamentit Evropian, Matjaž Nemec, për të diskutuar perspektivat tona për ecurinë e Dialogut dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor më gjerë në Parlamentin e BE-së. Është gjithmonë e dobishme të shkëmbeni pikëpamje për të qëndruar të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Mezi pres t’i drejtohem Komitetit Drejtues Ëilly Brandt të Grupit S&D së shpejti”.
Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në Ohër më 18 mars, ndonëse nuk është nënshkruar.
Por Beogradi zyrtar ka kontestuar disa pika të marrëveshjes, përfshirë edhe mos pengimin e Kosovës që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.