-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alimehmeti në “5 Pyetjet”: Ndotja në Tiranë alarmante, shkak trafiku e ndërtimet!

Kryesoret

Ilir Alimehmeti, duke folur në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo u shpreh se cilësia e ajrit në kryeqytet është tepër e keqe, referuar këtu shifrave të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, ku si shkaktarë ai përmendi trafikun dhe ndërtimet e shumta në zonë.

Sondazhi për punën e Veliajt, Alimehmeti: Qytetarët kanë frikë se nuk u ruhet anonimiteti!

“Agjencia Evropiane e Mjedisit thotë për Tiranën që niveli i ndotjes është tejet i lartë. 1730 vdekje në Tiranë vijnë nga grimcat që vijnë nga trafiku dhe ndërtimi. Ekzistojnë problematika dhe zona të ndryshme. Një qytetar i Tiranës nuk e gjykon në makro, a e shikon në përdorimin mekanik. Ai sheh veten e vet, nuk është se bën llogaritë për 1 milion shqiptarë.

Ilir Alimehmeti në “5 Pyetjet”: Ka diskriminim e mungesë transparence brenda e jashtë Unazës!

Në qoftë se një njeri mendon që është në rregull që rrugën e ka, shkollën e ka, natyrën e ka, ndotjen nuk e ka, natyrisht që do ta mbështesë. Por në të kundërt, nëse këto nuk ekzistojnë, atëherë nuk mund ta mbështesë. Në 14 maj atje do shkojë qytetari të japë verdiktin me votë nëse ata që të drejtojnë e kanë bërë punën si duhet, apo jo.”, deklaroi ndër të tjera Alimehmeti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit