-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra e Poklekut, Kurti: Duhet dënim ndërkombëtar ndaj Serbisë

Kryesoret

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten e vendit Vjosa Osmani Sadriu dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta, në Poklek të Komunës së Drenasit, me rastin e 24- vjetorit të masakrës në këtë fshat.

Pas homazheve, kryeministri Kurti tha se masakra e Poklekut është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, duke kujtuar se këtu para 24 vjetëve janë vrarë 54 civil shqiptarë, për shkak se ishin shqiptarë dhe për shkak se dëshironin të jetonin të lirë e në paqe në tokën e tyre.

“Nuk ka mjaftuar vrasja, por ka pasuar edhe djegia e kufomave, që do të thotë se plani ka qenë për shfarosje jo vetëm të jetërave, por edhe të qenies. Andaj, masakra e Paklekut është dëshmie e gjallë e gjenocidit të Serbisë edhe sot e kësaj dite”, tha Kurti.

Kurti theksoi se në muajin e ardhshëm bëhen katër vjet prej se në Kuvendin e Republikës, është mundësuar që Prokuroria e Shtetit, që prokurorët special, të ndjekin e më pastaj sistemi i drejtësisë edhe të gjykojë në mungesë kriminelët serbë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit