I ftuar në emisionin “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, Plarent Ndreca u shpreh se të gjithë e dinë shumë mirë se si Partia Socialiste dhe Erion Veliaj e kanë marrë Tiranën, ku ndër punët që janë bërë ai përmendi ndërtimin e 40 shkollave në mbarë kryeqytetin.
“Të gjithë e dinë shumë mirë se si e kemi marrë ne Tiranën dhe si e kemi shndërruar. Kemi 40 shkolla të reja, gjë që tregon se si ka qenë gjendja e arsimit në këtë qytet. Sondazhi tregon qartë punën e bërë nga Erion Veliaj. Pyetja se si është punuar nga Erion Veliaj dhe sërish shumica e njerëzve mendojnë që ka punuar pozitivisht.”, deklaroi ndër të tjera në fjalën e tij Plarent Ndreca.
Puna e Veliajt në 8 vite, Ndreca: Shifrat flasin vetë, qytetarët na mbështesin!