Një denoncim për një ngjarje në mesnatë, por që akoma policia nuk ka reaguar. Një i moshuar u denoncua se u nxor në orët e para të mëngjesit nga shtëpia e tij.
“JOQ” ka publikuar pamjet ku duken disa persona, që sipas dëshmitarëve kanë shkuar me mjete me targa angleze. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Policia e Shtetit, por ende nuk ka bërë asnjë njoftim se çfarë ka ndodhur.
View this post on Instagram
“Disa persona të paidentifikuar, me nje makine me targa angleze, me mbështetjen e policise, duan te nxjerrin nga shtepia nje 80-vjeçar,”-shkruan dëshmitarja, ndërkohë që dëgjohet në video zëri i një gruaje, e cila i bën thirrje të moshuarit mos të dalë.
“O gjyshi mos dil. Mos e prekni me dorë. Kush jeni ju zotëri? Që futeni si skutha këtu. Mos e prekni me dorë, nuk keni asnjë të drejtë,”-dëgjohet ajo në video.