7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita në Shkup: Foli shqip! Osmani të japë dorëheqjen

Kryesoret

Opozita në Maqedoni ka kërkuar “ndëshkim” të ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani pasi sipas tyre, në një takim me homologun spanjoll, Hoze Manuel Albarez, ka folur vetëm në gjuhën shqipe. VMRO-DPMNE-ja thotë se po shkelet Kushtetuta. Opozita kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

“Kërkojmë përgjegjësi penale për Osmanin, organet kompetente menjëherë të ngrenë procedurë dhe përfundimisht në Maqedoni të ngrihet procedurë adekuate për vepra që cënojnë imazhin e vendit. Osmani të dorëhiqet nga pozita Ministër i Jashtëm dhe është më e pakta që mund ta bëjë pas këtij veprimi joshtetërore dhe nënçmues për qytetarët e Maqedonisë,”- tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE thotë se qeveria LSDM-BDI dhe Bujar Osmani si Ministër i Jashtëm, shkelin vlerat kombëtare, duke i bërë thirrje Osmanit të nisë ta respektojë vendin dhe në komunikimet ndërkombëtare të prononcohet në gjuhën zyrtare maqedonase.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit