Shefja e misionit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 14 Majit në Shqipëri, Glover mesditën e sotme ka ngjitur shkallët e selisë së PD-së për të takuar Sali Berishën.
Përballja me “armikun” e vjetër vjen në një moment kur ish-kryeministri është izoluar nga ndërkombëtarët për shkak se SHBA e ka shpallur non grata.
Por Glover me lëvizjen e fundit dëshmon se e njeh si faktor politik. Paradite Glover takoi kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta me fokus te zgjedhjet.