Pas 12 ditësh, ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi largohet nga reparti i terapisë intensive të San Raffaele në Milano, për t’u transferuar në repartin e zakonshëm. Por paravaërisht lëvizjes së tij nuk ka raporte mjekësore për gjendjen e ish-kryeministrit të dielën.
Mjeku i tij personal dhe shefi i kujdesit intensiv Alberto Zangrillo foli ër një situatë të qetë mbrëmjen e së shtunës kur edhe la shërbimin.
Ish-kryeministri vuan prej disa kohësh nga leuçemia kronike. Javën e shkuar si u shtrua në terapi intensive në spitalin San Raffaele në Milano për të trajtuar një infeksion të mushkërive si rezultat i një dobësimi të fortë të përgjithshëm të shkaktuar nga leuçemia.
Manjati ka pësuar disa goditje në shëndet në vitet e fundit, duke përfshirë infektimin me COVID-19 në 2020. Pasi u lirua nga një qëndrim 10-ditor në spital, ai tha se sëmundja kishte qenë e rëndë dhe ishte sfida më e rrezikshme me të cilën ishte përballur ndonjëherë.
Ai iu nënshtrua një operacioni në zemër për të zëvendësuar valvulën e aortës në vitin 2016 dhe ka mposhtur kancerin e prostatës. Berlusconi dha dorëheqjen si kryeministër për herë të fundit në vitin 2011. Por, ai u kthye në Senat pas zgjedhjeve të përgjithshme shtatorin e kaluar.