Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme u dërgua me urgjencë në spital dhe rreth orës 02:00 u fut në sallën e operacionit për heqjen e apendesitit.
Paraditen e sotme, doktor Arben Gjata në një komunikim për mediat sqaroi se gjendja e kreut të qeverisë është stabël dhe për 24 orë mund të dalë nga spitali.
Hoqi apendesitin! Mjeku: Fola me Ramën! Për tre ditë në fushatë
“Ishte një apendesit. U bënë ekzaminimet dhe u mendua se duhej operuar. U ndërhy rreth orës 02:00 të mëngjesit. Gjendja është stabël. Është gjendje e mirë. Pa temperaturë, pa ndonjë problem.
Sot do të fillojë që të ushqehet dhe për 24 orë mendoj që do të largohet për në shtëpi. Rikuperimi për dy tre ditë. Ai mund të ecë që sot. Për fushatë dy tre ditë…nuk mund ta them dot. Me Ramën folëm sot, ishte në gjendje të mirë” tha ai.