Një ish-konkurrent i Big Brother në Spanjë është dënuar me 15 muaj burg për sulm seksual ndaj një banoreje gjatë kohës që kanë qenë të izoluar në shtëpinë e reality show.
José María López pas një feste të zhvilluar brenda në shtëpi ishte dehur dhe sulmoi një pjesëmarrëse.
Pamjet nuk u transmetuan kurrë dhe López u përjashtua nga shfaqja pas sulmit.
Viktima e denoncoi ngjarjen në polici në vitin 2018. Gjyqi do të fillonte në shkurt të vitit 2022, por u vonua sepse ajo nuk ndihej në gjendje të dëshmonte.
López dhe gruaja kishin qenë në një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother para sulmit.
Gjykatësi tha se López hoqi pantallonat e viktimës ndërsa dyshja ndanin një shtrat, përpara se të bënin “lëvizje seksuale” nën jorgan. Ai vazhdoi me lëvizjet deri sa produksioni vuri re që vajza ishte pa ndjenja.
Të nesërmen në mëngjes, producentët i treguan viktimës videon e sulmit në dhomën e rrëfimeve.
Gjykatësi vendosi gjithashtu një urdhër ndalimi katërvjeçar për López, kohë gjatë së cilës ai nuk lejohet të kontaktojë viktimën. Ai u urdhërua t’i paguante asaj 6,000 € si kompensim.
Kompania spanjolle, Zeppelin Televisión SA e cila transmeton Big Brother duhet të paguajë gjithashtu dëmshpërblim për “dëmin moral” të shkaktuar nga mosdhënie e mbështetjes së mjaftueshme për viktimën.