-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku humb njeriun e shtrenjtë: Iku një copëz e jetës time

Kryesoret

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, ka humbur një person të dashur të familjes të cilën ajo e quan “Nona Kija”.

Teksa ka postuar foto me të ndjerën Tabaku i da dedikuar disa fjalë zemre duke shkruar se me të vdiqën edhe një pjesë e kujtime të saj të fëmijërisë.

Statusi

Sot, u nda nga jeta Nona Kija!

Iku një copëz e pakthyeshme e fëmijërisë e jetës time! Nona Kija do mbahet mend nga të gjithë si gruaja e fortë e Dervish Hatixhesë që rriti e vetme 6 fëmijë, që ia hapi derën kujtdo dhe gjatë regjimit komunist kur shumë dyer u mbyllën!

Rukije Skifteri, bija e Ali dhe Bakushe Tabakut, për mua qe guri i mbetur i fëmijërisë time, vendi im i lumtur! Shtëpia e saj më rriti mua e kushërinjtë e mi që vraponim nga avllia në avlli, me pemët erëmirë, me lulet e shumta me oborrin me pllaka me derën e hapur çdo ditë e me oxhakun e vjetër që na mblidhte netëve të dimrit!

Nuk kam kujtim fëmijërie ku ajo mos jetë, e nuk ka pasur kënaqësi më të madhe kur më thoshte: i them njerëzve jam halla e Joridës!

Një zonjë e fortë Tirone që nuk ka reshtur së luftuari gjatë gjithë jetës së saj dhe së besuari përherë se Mirësia e mposht të keqen!

Ajo më mësoi për fenë e më tregoi historitë e bukura e të trishta të familjes! Me një lloj elokuence që nuk e gjen kund as sot, ajo fliste me këdo e papërtuar, gjithmonë në shërbim, me trupin e imët e mërhamonin e bardhë nuk e thoshte kurrë një fjalë të keqe! Soji është soj më thoshte, s’duhet me e prish zemrën!

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit