Në zgjedhjet e 14 majit do të kryhet votim dhe numërim elektronik në 3 bashki të vendit, përkatësisht në Vorë, Kamëz dhe Elbasan.
Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ishte sot në Elbasan për të ndjekur procesin dhe vendosjen e pajisjeve. Ai tha se mbrëmjen e 14 Majit, 30 minuta pas mbylljes së votimit, në orën 19:30 minuta do të dalë rezultati i votimit.
“Rezultatin paraprak për Elbasanin, Vorën dhe Kamzën do ta shpallim për 30 minuta nga momenti që mbyllet votimi.
Rreth orës 19:30 të datës 14 maj. Këto pajisje janë 100% të sigurta nga sulmet kibernetike sepse nuk janë të lidhura në rrjet” tha ai.