Ka marrë flakë një Një makinë në bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë vënë nën kontroll flakët.
Fatmirësisht bëhet me dije se nuk ka pasur të lënduar, ndërkohë gjithashtu raportohet se shkak për zjarrin është një një defekt teknik i mjetit.
Njoftimi i policisë:
Me datë 18.04.2023, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të dy kullave, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit E. B. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.