Një zjarr ka përfshirë një masiv me pisha në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, duke rrezikuar edhe bizneset pranë zonës turistike.
Forcat zjarrfikëse dhe ekipet emergjente kanë ndërhyrë menjëherë për izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre.
Prioritet mbetet mbrojtja e pyllit dhe objekteve përreth, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk dihen. Autoritetet po vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve.
/5pyetjet.al









