-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gleard Gusholli: Të dashurën e mbajta peng dhe e rraha nga xhelozia

Kryesoret

Sot Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg Gleard Gushollin, 31-vjeçarin që akuzohet se mbajti peng e dhunoi barbarisht të dashurën e tij 28-vjeçare në një apartament në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë. 4 personat e tjerë që u arrestuan së bashku me Gushollin u liruan në detyrim paraqitje.

Dhunoi barbarisht partneren, burg për Gleard Gushollin

I riu në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor ka deklaruar se gjithçka e ka bërë për shkak të xhelozisë. Vetë vajza tregoi dje se ishin njohur rreth 1 vit e gjysmë më parë dhe kishin qëndruar bashkë edhe në Gjermani, aty ku 28-vjeçarja jetonte e punonte.

E PLOTË/ Rrëfimi tronditës i vajzës: Pashë vdekjen me sy! I dashuri donte të më merrte shpirtin

Edhe atje e kishte dhunuar dhe familja e saj e kishte përzënë nga shtëpia. Por pavarësisht kësaj, e reja vendosi të vijë në Shqipëri për të bashkëjetuar me 31-vjeçarin. E ky i fundit, 1 javë pasi po bashkëjetonin, e mbylli në shtëpi dhe e dhunoi në formë barbare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit