-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau 3 gra, Dan Hutra flet nga burgu: Elena me tradhtoi

Kryesoret

Dan Hutra, autori i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave ka folur nga burgu 302 ku ka treguar se si u njoh me Alketa Hysën, të cilën më 1 Mars i vrau motrën dhe kunatën, si dhe plagosi vetë Alketën (Elenën) dhe nënën e saj.

Hutra në një intervistë për ‘Uniko’ tregon se sipas tij konflikti nisi për shtatzëninë e Alketës pasi bënë analizat rezultoi që ishte 45 ditëshe shtatzënë, ndërsa thotë se këtë të fundit e njihte prej 22 ditësh.

(Ngjarja e 1 Marsit) Si ndodhi? Cilat janë shkaqet e sjelljes që solli një tragjedi kaq të rëndë dhe kaq të papërshkrueshme me fjalë?

Dan Hutra: Është e vërtetë, është shumë e rëndë. Edhe unë për asgjë nuk dua ta justifikoj veten por unë nuk kam parë rrugë tjetër. Gjithsesi, unë në polici atë natë kur jam arrestuar nuk kam dhënë shumë detaje, kam sqaruar se për çfarë i kam bërë vrasjet por jo me detaje.

Do na i japësh këto detaje sot?

Dan Hutra: Patjetër që po. Do t’ia nis më së pari me ish-nusen ose unë nuk mund ta quaj nuse por deri sa gazetarët e çmojnë nuse dhe unë ashtu do ta quaj.

Ke bërë një ceremoni, një drekë familjare, një shkëmbim të unazave.

Dan Hutra: Unë do jap shkakun që më ka çuar drejt asaj rruge. Më datë 14 Maj 2022, me anë të shkuesisë njihem me Alketën.

Kush është shkuesi?

Dan Hutra: Shkuesi është Sabri Goci. E di ajo. Jam njohur atë ditë. Kam pirë kafe atë ditë me Alketën, kam shkuar te familja e Alketës, jemi takuar me familjen e Alketës, kemi diskutuar, të nesërmen kam mbledhur unë familjen, kemi dalë të dy familjet, kemi pirë kafe dhe kemi rënë dakord të vazhdojmë domethënë…

Më datë 14 je njohur, në datë 15 keni bërë shkëmbimin?

Dan Hutra: Jo, jo. Domethënë në datën 14 jemi njohur, kam ikur unë po atë ditë që kam njohur Alketën kam shkuar te familja e Alketës.

Po atë ditë, brenda ditës?

Dan Hutra: Po, kisha dëshirë t’i njihja edhe familjen. Dhe të nesërmen jemi takuar të dy familjet. Pastaj, pas ca ditëve e kam marrë te shtëpia Alketën dhe kishim drekë, banket le ta quajmë, drekë të thjeshtë, në qytetin e Kukësit.

Drekë të thjeshtë?

Dan Hutra: Po normal, prej 50-60 vetësh.

Dan Hutra: Pas 22 ditëve Alketa dyshon për një shtatzëni. Dhe del me plakën time dhe marrin një test shtatzanie dhe e kryejnë.

A i lajmërove që ekoja ka dalë 45 ditëshe?

Dan Hutra: Po, po. Atë e vura në dijeni, por nuk e hapëm shumë si bisedë./tvklan

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit