-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kishin kthyer parkimin e Ministrisë së Brendshme në biznes për makina me qira, shkarkohen 6 zyrtarë në Kosovë

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë shkarkuar gjashtë zyrtarë të këtij dikasteri. Këta të fundit dyshohet se janë përdorur parkingun e ministrisë për të zhvilluar një aktivitet privat, atë të dhënies së makinave me qira..

Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se zyrtari i MPB-së, Riza Alshiqi, së bashku me pesë zyrtarë të tjerë sot janë pezulluar nga detyra.

“Referuar rastit të keqpërdorimit të detyrës nga zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme Riza Alshiqi, për përfitimet e biznesit të tij ‘Rent a car’ në dëm të aseteve shtetërore, përveç inicimit të rastit për hetime në Policinë e Kosovës, i njëjti bashkë me 5 zyrtarë të të njëjtit departament sot janë pezulluar nga detyra. Do të vazhdojmë me përpjekjet tona që të gjithë keqpërdoruesit t’i ballafaqojmë me drejtësi teksa zyrtarët e përkushtuar për punë me profesionalizëm e përkushtim do të jenë në nivelin më të lartë të detyrës e në shërbim të qytetarëve tanë”, ka deklaruar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit