Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për herë të parë se përse vendosi bashkë me Sali Berishën që në fletën e votimit në krah të emrit “Bashkë Fitojmë” koalicioni të mos ketë emër. Një pjesë e mediave e kanë interpretuar me faktin që nëse do të vendosej emri i tij demokratët nuk do ta kapërdinin dot që të votonin pro në fletën e votimit. Por, Ilir Meta kishte një përgjigje.
“Demokratët e dinë shumë mirë se nuk do të kishte qenë aq e lehtë për ta në 2005 nëse Ilir Meta nuk do të kishte krijuar LSI-në. Po ashtu demokratët e dinë që nuk e ka lënë Ilir Meta PD-në dhe opozitën pa asnjë këshilltar.
Nuk ia ka dhuruar Ilir Meta pushtetin lokal Edi Ramës. Demokratët e dinë që kush ishte ai palaço që nuk e regjistroi PD-në në KQZ për shtyrjen e zgjedhjeve në 13 Tetor.
E dinë ata, sepse (Bashën) nuk e linte Edi Rama. Meta nuk ka asnjë shqetësim. Nuk përbën interes për ne se çfarë vendos KQZ apo çfarë thonë për ne” tha ai.
Ku i gjen paratë Berisha për fushatë? Meta: Bëjeni pyetjen me shkrim