Publikohen pamjet e momentit të përplasjes me thika mbrëmë në Tiranë ku mbeti i vrarë 20-vjeçari Stivën Toshkëzi. I riu u qëllua me thikë pas mesnatës në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani” nga Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj.
Thikë pas shpine, si u vra i riu në derë të shtëpisë për të dashurën?
Viktima u zu në pritë dhe u godit me thikë, tentoi të ikte duke vrapuar në drejtim të banesës. Ai është ndjekur deri në një pikë të rrugës nga një prej autorëve, i cili më pas është kthyer dhe është larguar në drejtimin tjetër. 20-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Uniformat blu kanë mundur të arrestojnë njërin prej autorëve, Ensi Maze, ndërkohë që është shpallur në kërkim Axel Hoxhaj. Shkak për konfliktin mes të rinjve është bërë ngacmimi i një vajze. Dy të rinjtë Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, i bën pritë 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi në afërsi të banesës, kur ai po kthehej nga puna.
FOTO/ Ky është i riu që u vra për të dashurën në Tiranë! Hapen dyert e mortit