Situata para Kuvendit është përshkallëzuar, me përplasje mes protestuesve dhe forcave të polcisë ku ka ardhur edhe shoqërimi në masë i demonstruesve.
Ndërkohë situata ka agravuar pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia për të bërë shpërndarjen e protestuesve dhe lirimin e derës së Kuvendit për të lejuar kalimin e deputetëve që ishin të bllokuar aty brenda.
Ndërsa një aktivist ka kërkuar ndërhyrjen e ambasadës së SHBA, duke thënë se qeveria ka shpallur luftë me popullin dhe situata po merr një drejtim krejtësisht tjetër.









