Interi ka arritur të fitojë biletën për në gjysmë finalen e Champions League pas barazimit në ndeshjen e sotme në San Siro. Fitorja në Lisbonë dhe barazimi në shtëpi solli që San Siro të nisë festën për fazën tjetër.
Nicolo Barella kaloi vendasit në epërsi në minutën e 14-të të ndeshjes.
Mysafirët treguan “shenja jete” duke barazuar shifrat për 1:1 në minutën e 38-të nga Aursnes.
Por, kur pritej që Benfica të jepte shumë më shumë në pjesën e dytë, Lautaro Martinez ia shoi shpresat duke shënuar për 2:1 në minutën e 65-të.
Fitoren sonte e vulosi Correa që shënoi në minutën e 78-të.
Mysafirët ngushtuan rezultatin në 3:2 nëpërmjet Antonio Silva që shënoi në minutën e 86-të.
Krejt në sekondat e fundit, Benfica barazoi rezultatin në 3:3, por që ishte vetëm për statistika.
Interi kualifikohet në gjysmëfinale, aty ku do të përballet me rivalin e madh lokal, Milanin.