Autoritet greke kanë arrestuar një shqiptar pasi ka përplasur për vdekje një të ri që po udhëtonte me skuter elektrik.
60-vjeçari shqiptar ka përplasur me makinë 26-vjeçarin i cili po udhëtonte me skuter në zonën e Ampelas në Paros.
Ai është transportuar me urgjencë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë.
Shqiptari është arrestuar ndërkohë që shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit rrugor janë duke u hetuar nga policia.