Ramazan Raja, i shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj është arrestuar nga policia. Raja sapo ishte kthyer nga Dubai.
SPAK ka mundur të sigurojë informacione se ai ka mbërritur në Shqipëri, e ka mbajtur nën vëzhgim dhe më pas është vënë në pranga.
Në kërkim për atentatin ndaj Ndojës dhe Rrumit të Shijakut, arrestohet Ramazan Rraja
Mësohet se ai është kapur tek Ura e Gjolës ku ka qenë vetëm në një cep të rrugës. Sipas burimeve, dyshohet se ka qenë duke pritur ndonjë njeri tjetër.
Në atë moment është ndërhyrë nga policia për arrestim. Më herët janë arrestuar edhe Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Marsel Decka, Endrit Sinani, e Juljan Pjetri.
Ndërkohë Plarent Dervishaj, Julian Mece dhe Dritan Shkëmbi, janë ende të shpallur në kërkim si organizatorë të atentatit.