-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Serbia nuk do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në OKB

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar që asnjëherë nuk do të mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai ka folur në një konferencë për media me ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billström, ku ky i fundit ka theksuar se presin zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes dhe aneksit të saj, në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas diplomatit suedez, tani do të jetë e rëndësishme që Serbia të përafrohet me BE-në dhe të zbatojë agjendën e saj të reformave.

“Tani do të jetë e rëndësishme që Serbia të përafrohet plotësisht me BE-në në lidhje me Rusinë dhe të zbatojë agjendën e saj të reformave. Sa i përket dialogut për normalizim presim që të gjitha dispozitat e marrëveshjes dhe aneksit të zbatohen menjëherë”, ka thënë Billström.

Ndërsa sipas Vuçiq, Kosova duhet të formojë Asociacionin dhe pastaj Serbia do të përmbushë pjesën e saj të punës.

“Sot mbushen 10 vjet nga miratimi i marrëveshjes së Brukselit. Formoni ju asociacionin … me kompetenca thelbësore, kur ta bëni këtë, Serbia gjithmonë e ka mbajtur fjalën, siç e mbajti pas marrëveshja e Brukselit, dhe në të ardhmen dhe Serbia do ta përmbushë pjesën e saj të punës, por nuk ka lojë rreth kësaj, duhet ta përmbushni dhe vetëm kur ta përmbushni këtë, atëherë do ta përmbushim pjesën tonë”, ka thënë Vuçiq, raporton kp.

Ai ka shtuar se qëndrimi i Serbisë është që nuk do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit