-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç vendoset me shpatulla pas murit nga ministri suedes: Na kërkuan të sanksionojmë Rusinë

Kryesoret

Ministri i punëve të jashtme të Suedisë Tobias Billström, shtet që kryeson Bashkimin Europian, po qëndron në Beograd ku i ka bërë me dije presidentit serb Aleksandar Vucic që të bashkërendojë politikën e jashtme dhe atë të sigurisë me bllokun europian

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, me dramën e zakonshme dhe shpjegoi se i është kërkuar që të vendosë sanksionet ndaj Rusisë.

“I kuptuam porositë e Suedisë, që duhet t’i vendosim sanksionet Rusisë. Ne jemi shtet i pavarur, dhe në përputhje me këtë edhe do të marrim vendim. Edhe njëherë e falënderoj për sinqeritetin dhe bisedën e hapur, që është e vetmja mënyrë që t’i dëgjojmë dhe kuptojmë argumentet e njëri tjetrit” tha Vuciq.

Ndërsa ministri suedez Tobias Billstrom e la të nënkuptohet pika e presionit të Bashkimit Europian ndaj Serbisë, që si shtet partner dhe kandidat për anëtarësim pritet t’i harmonizojë politikat me europianët.

“Kompanitë suedeze punësojnë 10 mijë njerëz, Serbia i takon Bashkimit Europian. Besoj se pjesëmarrësit në skenën politike do të qëndrojnë në këtë drejtim strategjik”.

Vuciq e falënderoi ministrin suedez për katërfishimin e shkëmbimit tregtar siç tha por shtoi se shpreson se do të ketë mirëkuptim për qëndrimin e Serbisë që siç thotë dëshiron të qëndrojë ushtarakisht neutrale ashtu siç ka ai për atë të Suedisë. Vucic luajti viktimën duke u ankuar se ishte pakti i NATO’së që e sulmoi më 1999’në, si gjithmonë duke u shtirur se s’pati ndonjë arsye a shkak.

Vucic iu kthye dramës duke diskutuar edhe çështjen e dialogut me Kosovën duke vazhduar me pretendimet se Serbia do të përmbushë obligimet e saj nga marrëveshjet por nuk do të mbështesë anëtarësimin në OKB, megjithëse nuk i kërkon këtë askush, vetëm të mos pengojë në atë proces siç është pajtuar.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit