Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme një vendim për pajisjen me zyra të partive politike që në tre palë zgjedhjet e fundit kanë marrë mbi 1% të votave.
“Pajisja me zyra vendore dhe qendrore do të jenë të gjitha partitë që në tre palë zgjedhjet e fundit kanë marrë mbi 1% të votave.
Kontrata do të lidhet mes partive politike dhe ministrisë së Brendshme ose bashkive. Ne kemi përcaktuar edhe pagesën e qirasë për partitë politike parlamentare” tha ministri Ulsi Manja.
Por çfarë do të bëjë qeveria lidhur me kërkesën e Roland Bejkos dhe Enkelejd Alibeajt që kanë akuzuar Sali Berishën se u ka zaptuar selinë? Manja tha se Rama nuk do të përzihet në këtë çështje.
“Qeveria merr përsipër dhe garanton vetëm të drejtën e partive politike që në tre palë zgjedhjet e fundit kanë marrë 1% të votave për t’i pajisur me zyra.
Aty ku ka ambiente publike do të ketë kontratë, aty ku nuk ka do të ketë kontratë. Atyre zoti u dhashtë fuqi t’i zgjidhnin vetë foltorja me vulën mosmarrëveshjet, kjo nuk është detyrë e qeverisë” tha ai.