Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një aksident i rëndë në hyrje të qytetit të Poliçanit ku një makinë pasi ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga lartësia duke përfunduar në oborrin e një banese.
Nga ky aksident i rëndë humbi jetën pasagjeri 15-vjeçar dhe u plagos shoferi bashkë me 2 pasagjere të tjera moshatarë me viktimën.
Mësohet se viktima është A. Zylyftari, ndërsa të plagosurit F. Zylyftari dhe dy vajza të mitura.
Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit por siç duket nga pamjet makina e cila ra nga lartësia është shkatërruar totalisht.