-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj: Më ka rënë barra e madhe për të shpëtuar PD-në nga Berisha!

Kryesoret

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj foli sot për një barrë të madhe që i ka rënë mbi supe për të mbrojtur Partinë Demokratike dhe për ta rikthyer në pushtet. Ai tha se në krah ka Amerikën dhe Brukselin.

Ndaj na ka rënë ne barra, juve të gjithëve, këshilltarë, drejtues, struktura për të mbajtur fortë Partinë Demokratike. Është e vetmja forcë e djathtë. E në fakt kjo është e dyta sfidë që kemi miq, jo vetëm Partinë Demokratike, por një PD e djathtë në ideologji.

Një PD e cila pronarët në shumicën e rasteve I ka përdorur, por nuk ka dhënë atë që meritojnë shtresa më fisnike, ajo që ka vuajtur më tepër në diktaturë. E kishim për detyrim ne, Partia Demokratike që për 30 vite apo po marrë dhe gjysmën, atëherë sa kemi qenë në qeverisje, të paktën çështjen e tyre ta kishim zgjidhur.

Dhe nuk jemi vetëm sepse kemi me vete disa aleatë. Kur them disa aleatë, nuk them SHBA-të dhe perëndimin, ata po e po. Ata i duan të mirën këtij vendi. Dhe e mira e këtij vendi bëhet vetëm duke qëndruar tek nevojat dhe kërkesat që ata kanë” tha ai.

Për Berishën nuk e kurseu vrerin dhe mllefin. “E mbani mend çfarë tha para pak kohësh “Edi Rama je armiku im”. Ou! Je “armiku im”! Po oligarkët e Edi Ramës që hanë gosti me Sali Berishën çfarë kërkojnë, si ka mundësi?!” tha ai.

Shfryn Alibeaj: Berishën e bëmë President dhe Kryeministër

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit