-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bashkia e Gjicit jep pako me ushqime në Kukës para zgjedhjeve

Kryesoret

Pas pakove në Has këtë herë e njëjta gjë ka ndodhur në Kukës. Që në orët e para të mëngjesit banorët e shtresave në nevojë në Kukës ishin njoftuar nga përgjegjësit e Njësive Administrative të shkonin dhe të tërhiqnin pakot ushqimore pranë magazinave të bashkisë Kukës. “Më ka njoftuar shefi i njësisë administrative se do të japin pako te bashkia” tha njëri prej tyre.

Drejtori i Shërbimit Social në Bashkinë Kukës, Albert Iseberi u shpreh se ndihmat janë 100 pako donacione të shoqatave. I pyetur se jemi në fushatë elektorale dhe mund të ndikojë në vullnetin e votuesve kur Bashkia Kukës është e përfshirë në zgjedhje, Iseberi hodhi poshtë këtë pretendim, por nisma nuk duket kaq e sinqertë në këtë moment kur jemi tre javë përpara zgjedhjeve lokale dhe Safet Gjici kandidon për një tjetër mandat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit