Dështon sërish seanca për incneneratorin e Elbasanit. Shkak për shtyrën e saj është bërë mungesa e avokatit të Klodian Zotos dhe Jonida Zeqos. Gjykata e Posaçme ka konstatuar se e pandehura Zeqo nuk është gjetur në shtëpi. Ish-anëtarja e Komisionit për dhënien e koncesionit nuk është gjetur në banesë nga policia dhe është kërkuar që Zeqo të shpallet në kërkim. Seanca e radhë është caktuar më 5 maj.
Të pandehur për inceneratorin e Elbasanit janë, Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo , Bardhyl Çabiri, Serafin Papa. Nga këta prapa hekurave qëndrojnë Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi dhe Byrdhyl Çabiri. Ndërsa në arrest shtëpie qëndrojnë Jonida Zeqo, Etleva Kondi e Serafin Papa. Në kërkim janë tre administratorët e inceneratorit Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja.