-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arabët në këmbë kundër Cristiano Ronaldos, kërkojnë dëbimin e tij

Kryesoret

Transferimi më i shtrenjtë në botën e futbollit, Cristiano Ronaldo duket se nuk po i kënaq aspak tifozët arabë.

Për veç performances jo shumë të mirë ku kemi parë edhe reagime të drejtuesve të klubit Al Nassr ku shprehen se kanë harxhuar 200 milionë euro dhe ai spo bën atë që ata prisnin, të luante me klas siç di ai të luajë.

Pas humbjes 2-0 me Al Hilal, një avokat saudit ka bërë thirrje që CR7 të dëbohet nga vendi i tij pasi ylli portugez bëri gjeste fyese ndaj tifozëve pas humbjes së ndeshjes së fundit.

Video e shpërndarë në rrjetet sociale e shfaqte 38-vjeçarin duke e kapur organin e tij gjenital derisa po largohej nga fusha e blertë si përgjigje ndaj tifozëve që po e thërrisnin emrin e rivalit të tij të përbetuar, Lionel Messi.

“Kjo konsiderohet si krim i çnderimit publik dhe është një nga krimet që e përfshin arrestimin dhe dëbimin nëse kjo kryhet nga një i huaj”, ka shkruar Ahmed në “Twitter”, ndërsa u zotua se do ta paraqiste një ankesë në prokurorinë saudite për “krimin e tij të paturpësisë publike.”

Ronaldo gjithashtu ka marrë kritika të mëdha nga gazetarët në Arabinë Saudite, ndërsa Ozman Abu Bakr ka sugjeruar që Al-Nassr duhet ta përfundojë menjëherë kontratën me futbollistin që paguhet afro 200 milionë euro në vit pas “gjestit të tij të pamoralshëm dhe të paturpshëm ndaj spektatorëve”.

Sipas “Marca”, Al-Nassr e ka mbrojtur Ronaldon për gjestin e tij pasi mori provokime gjatë lojës nga tifozët kundërshtarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit