Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe ka prezantuar një anëtar të ri për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, Jordan Behman.
Kehoe ka thënë se kjo është hera e parë e Behman që po paraqitet në seancë gjyqësore.
“Dua të prezantoj një nga kolegët e mi që është hera e parë që vjen, është Jordan Behman. Meqë na keni thënë t’ju njoftojmë persona të rinj, duhet t’i prezantojmë përpara trupit gjykues”, deklaroi ai.
Biografia e Behman ende nuk është bërë publike në uebfaqen e Gjykatës Speciale.