Një aksident i rëndë është regjistruar në Greqi ku një kamion ka përplasur një motor.
Shoferi i motorit një 52 vjeçar shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë dhe ka marrë dëmtime në tru.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Chanias, ku një kamion ka përplasur dhe tërhequr zvarrë motorin që po udhëtonte shqiptari.
Autoritet greke kanë arrestuar drejtuesi i kamionit një 46 vjeçar i cili fillimisht ka braktisur makinën e tij dhe është përpjekur që të ikë nga vendi i ngjarjes.