Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e arrestit me burg për Louis Konomim i cili kërcënoi me jetë biznesmenin Eraldo Myftaraj familjarët e tij për t’u tërhequr nga tenderi i druve që fitoi nga Bashkia e Tiranës.
Louis Konomi u arrestua së bashku me Ramazan Rrajën te ura e Gjoles në Fushë Krujë.
Të dy këta persona të shpallur në kërkim ishin nën shoqërinë e njëri-tjetrit kur u arrestuan nga policia.
Louis Konomi pak kohë më parë së bashku me Edmir Bocin kërcënuan biznesmenin Eraldo Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi të cilin e kishte fituar.
Konomi dhe Boci ishin paguar nga biznesmeni Shaqir Alcani dhe djali i tij Algert Alcani për të kërcënuar konkurrentin pasi kushte fituar janë tender publik.