Merret peng për disa orë biznesmeni Gjergji Fela. Mbrëmjen e djeshme dy vëllezër e kanë marrë peng duke i bërë pritë në parkingun e një lokali në Kombinat.
Dy vëllezërit e kanë futur në makinë duke pretenduar se u ka një borxh mbi 20 mijë Euro.
Pas hekurave ra Alban Bejo dhe u shpall në kërkim vëllai i tij Fatmir Bejo, të cilët akuzohen se morën peng Gjergji Felën 47-vjeç për disa orë.