Policia nga kontrolli i ushtruar në territorin e qarkut të Lezhës dhe më tej ka gjetur një motor, të njëjtë me atë që autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj u largua nga vendin i ngjarjes pas ekzekutimit të kandidatit për anëtarë të këshillit bashkiak në zgjedhjet e 14 Majit.
Gjurma e fundit që la vrasësi me papaq i biznesmenit në Lezhë
Ende nuk dihet zyrtarisht nëse kemi të bëjmë me të njëjtin mjet, apo është thjeshtë i njëjtë. Për autorin nuk ka asnjë gjurmë. Më shumë se 24 orë kaluan dhe policia është duarbosh.
Policia duarbosh! Përcillet për në banesën e fundit biznesmeni (Pistat)
Janë shoqëruar disa dëshmitarë dhe më pas janë lënë të lirë. Vrasësi ka qenë profesionist, çka lë të kuptohet se ka qenë me pagesë. Pistat që po hetohen janë tre; biznesi, politika dhe një hasmëri e vjetër.