Policia ka arrestuar një 51-vjeçar i cili dyshohet si autori i 6 vjedhjeve në kryeqytet.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi N. Z., gjatë 2 muajve të fundit, ka kryer 6 vjedhje të biçikletave dhe monopatinave, në zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa shtetasit K. Z. dhe I. L. dyshohet se duke patur dijeni për veprimtarinë kriminale të 51-vjeçarit, blinin mjetet e vjedhura.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 biçikleta të dyshuara të vjedhura.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi N. Z.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.