Stiven Toshkesi, i riu që iu mor jeta në mënyrë makabre në Tiranë do të emigronte bashkë me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësohet se babai i tij kishte fituar lotarinë. Ky i fundit do të nisej këto ditë drejt SHBA-ve dhe më pas do të merrte të gjithë anëtarët e familjes.
“Nuk doja ta vrisja”, Axel Hoxhaj mbron shokun përpara policisë: Nuk e dinte
Dy 18-vjeçarët Enzi Maze dhe Axel Hoxhaj i kishin zënë pritë Stiven Toshkesit në momentin kur ai po kthehej nga puna për në banesë dhe e kanë goditur menjëherë disa herë me thikë pas shpine, duke i shkaktuar plagë të rënda. 19-vjeçari u transportua në spital, por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra.
Sherri për të dashurën! Pse e vrave? Flet autori i dyshuar: Vajzën e kisha në klasë