Lëkundje të forta sizmike në Itali. Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë është regjistruar në provincën e Katanias, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë.
Lëkundja u regjistrua sot në orën 14:06. Tërmeti është ndjerë nga popullsia në Katania dhe provincën e saj, por edhe në zonën e Sirakuzës.
“Ka shumë të ngjarë që të lidhet…”! Sizmologu shpjegon tërmetin e fortë në Itali
Njerëzit u derdhën në rrugë. Në Katania, disa qendra tregtare janë evakuuar si masë paraprake.