Gjykata Kushtetuese ka përfundur mbledhjen për gjykim e ankimit të qeverisë për pezullimin e Ballukut, kjo e fundit e pezulluar me vendim të GJKKO për prishjen e barazisë në tendera.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta kalojë çështjen Balluku për shqyrtim në seancë. 5 gjyqtarë kanë votuar pro pranimit të kërkesës së Edi Ramës, ndërkohë që 3 të tjerë kanë votuar kundër shqyrtimit të çështjes së pezullimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.









