Lufta me postera në Tiranë. Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama theu premtimin se nuk do të kishte postera duke mbushur rrugët dhe stacionet e autobusëve. Kreu i qeverisë posterin e kishte ndarë në dy pjesë. Në pjesën e sipërme është fotoja e tij me mesazhin vetëm përpara dhe pjesën e poshtme Sali Berisha dhe Ilir Meta bardhi me mbishkrimin “kurrë mbrapa”.
Por Sali Berisha nuk ka qëndruar në heshtje. I është përgjigjur me të njëjtën mënyrë. Në disa pika në Tiranë janë vendosur postera të koalicionit “Bashkë Fitojmë” ku shfaqen fotot e 2 ish-ministrave dhe deputetit të PS të arrestuar, Saimir Tahiri, Lefter Koka dhe Alqio Bllako. Ndërkohë në pjesën e poshtme të fotos janë imazhi i Erion Veliajt, Engjëll Agaçi dhe Arben Ahmetaj.