Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Çiflig të Korçës. Një 15-vjeçar ndërroi jetë, ndërsa vëllai është i plagosur në gjendje të rëndë në spital. Makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga duke u përmbysur.
“Rreth orës 12:05, në rrugën “Dishnicë-Çiflig”, shtetasi K. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi K. Sh., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe shtetasi R. Sh.,15 vjeç, pasagjer në automjet, i cili pas mbërritjes në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë” njofton policia.









