-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet një tjetër konflikt ku ishte i përfshirë Nikulaj, 3 vite më parë djali dhe nipat rrahën me shkopa bejsbolli…

Kryesoret

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në ambientet e lokalit të tij në Shëngjin. Krahas pistave të gjakmarrjes, për shkak të përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Palaj që ka shkaktuar shumë viktima dhe pistës për motive politike, është zbuluar edhe një tjetër konflikt ku ka qenë e përfshirë familja e 50-vjeçarit të vrarë.

Bëhet fjalë për një konflikt që familja Nikulaj kanë pasur me familjen Kolndreu, pasi para 3 viteve pjesëtarë të familjes Nikulaj kanë rrahur me shkopa bejzbolli Marsel Kolndreun. Hetuesit kanë marrë në pyetje pjesëtarët e familjes Kolndreu dhe babai i Marselit ka treguar se djali i tij ka pasur një konflikt me Nikulajt dhe se 3 vite më parë është rrahur barbarisht me shkopa bejzbolli nga njerëz të tij.

“Fëmijët e mi kanë pasur konflikt me Nikulajt. Ma kanë rrahur djalin barbarisht para 3 vitesh me shkopa bejzolli. E ka rrahur djali i Ardian Nikulajt dhe nipat. Iu kam çuar njerëz dhe iu kam thënë që pse ma rrahët djalin në këtë formë. Ardiani na është përgjigjur ‘rrini mirë’. Lajmin e vrasjes e kam marrë vesh nga lajmet dhe jam i gatshëm të përballem bashkë me fëmijët e mi se nuk kam lidhje me ngjarjen. Jam i gatshëm ti përgjigjem familjes Nikulaj që nuk kam lidhje me këtë ngjarje”, ka thënë babai i Marsel Kolndreut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit