Një sherr në familje ka përfunduar me të lënduar në Kosovë. Tre persona janë arrestuar pasi janë përleshur mes tyre në Çagllavicë. Policia ka sqaruar se babë e bir janë rrahur me dhëndrin.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje babë e bir meshkuj kosovarë janë përleshur me dhëndrin e tyre mashkull.
Të lënduarve i është dhënë trajtimi mjekësor. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.